Prokuroria e Financave dhe Antimafia italiane për trafikun ndërkombëtar të drogës, kanë goditur një grup kriminal, shqiptarësh dhe italianë. Pas përfundimit të hetimit, janë lëshuar 30 masa paraprake, ku 23 persona u arrestuan, 6 në “arrest shtëpie”, një me “detyrim paraqitje”. Sipas Corriere Della Sera, dy shqiptar vëllezër 44 dhe 38 vjeç kordinonin pjesëtarët e tjerë të grupit drogën që mbërrinte në portin e Livornos nga Ekuadori. 44-vjeçari, ishte organizatori i “degës” toskane të bandës, i cili me kriptofon mbante kontakte telefonike me bashkëpunëtorët e tij në Ekuador, ata që financonin blerjen e drogës direkt në Kolumbi dhe menaxhonte momentin më delikat të importit të drogës, atë të “daljes” nga porti. Media italiane shpjegon se ngarkesat e kokainës bliheshin në Kolumbi, duke mbërritur në Itali nga Ekuadori dhe fshiheshin mes arkave me banane ose frutave të tjera ekzotike.
Porti I Livornos, ishte kthyer sipas Corriere Della Sera, një qendër e trafikut të drogës, ky ndërhynin kryesisht trafikantë shqiptarë, rumunë dhe italianë. Italianët, sipas prokurorisë, ishin përfaqësues të ‘ndrina Molè’, një bandë kalabreze. Sipas prokurorisë, për të menaxhuar trafikun e drogës që do të importohej në Itali, eksponentë të organizatave italiane mafioze, “Ndrangheta” (Kalabri), Camorra (Napoli) dhe një bande shqiptare, e cila kishte degë në Belgjikë, Shqipëri, Francë dhe Gjermani, si dhe në Kolumbi dhe Ekuador, ishin krijuar aleanca të ngushta. Nga përgjimet e “Sky ECC”, rezultoi se vëllezërit Turja kishin bashkëpunëtorë brenda portit të Livornos. Ekipi priste duke e vëzhguar me dylbi anijen që kishte kontejnerin me drogë, dhe pasi identifikohej I vendosej një GPS për të ndjekur lëvizjet e tij. Pas zbrasjes së ngarkesës, një ekip prej disa personash nxirrnin drogë dhe për transferimin e ngarkesës përdoreshin makina, disa të ardhura direkt nga Shqipëria. Pjesëtarët e ekipit paguheshin me 30 për qind të vlerës së kokainës që rekuperonin.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Kokaina#Itali
Ещё видео!