Transferimi i dyshuar i detyruar i mijëra fëmijëve ukrainas nga Rusia, është “ndoshta dëbimi më i madh i detyruar në historinë moderne”. Ka qënë ky paralajmërimi nga ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba, pas raporteve se ushtria ruse ka zhvdensur mijera fëmijë nga rajonet e aneksuara duke I pajisur me pasaporta ruse dhe i cuar për birësim në Rusi.
“Krimi më i tmerrshëm është se Rusia po vjedh fëmijët ukrainas. Është një krim gjenocidal”, tha Kuleba në një video-mesazh gjatë një takimi të këshillit në Gjenevë për të diskutuar mbi krimet e luftës në Ukrainë.
Një raport i fundit nga ekspertët në Universitetin Yale, thotë se Rusia po mban të paktën 6,000 fëmijë ukrainas, dhe ndoshta shumë të tjerë, në vende të ndryshme në Krime dhe në Rusi, për qëllimin kryesor të “riedukimit politik”.
Raporti thotë se të paktën 43 kampe dhe objekte që mbajnë fëmijë ukrainas, janë identifikuar si pjesë e një “rrjeti sistematik në shkallë të gjerë” të operuar nga Moska që nga fillimi i luftës në Ukrainë në shkurt të vitit 2022.
“Fëmijët përfshijnë që konsiderohen jetimë nga Rusia, fëmijët që ishin nën kujdestarinë e institucioneve shtetërore të Ukrainës përpara pushtimit, dhe ata kujdestaria e të cilëve është e paqartë ose e pasigurt për shkak të luftës”, thuhet në raport.
Disa fëmijë u futën në sistem dhe u adoptuan nga familjet ruse, ose u transferuan në kujdestari në Rusi.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Rusi#TopChannel
Ещё видео!