4 persona kanë përfunduar në pranga në qytetin e Sarandës, nën dyshimin se kanë trafikuar lëndë narkotike. Një prej tyre, sipas policisë, ka qenë me precedentë penalë të mëparshëm. Arrestimet erdhën në kuadër të operacionit të koduar me emrin Transportuesit, që po ashtu coi në sekuestrimin e 9 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, e ndarë në pako, e destinuar që të trafikohej jashtë vendit. Policia e sarandës ka njoftuar se në pranga kanë përfunduar shtetasit me iniciale D.D, 35 vjec, i dënuar më parë për trafikim të mjeteve motorike, i lindur në peshkopi dhe banues në sarandë; shtetasi me inicialet L. L., 23 vjec, i lindur dhe banues në Bulqizë, një 29 vjecar me iniciale Y.D, lindur në mat dhe banues në sarandë dhe një 37 vjecar me iniciale F. B. i lindur në dibër dhe banues në sarandë. Në bashkëpunim me njëri tjetrin ata trafikonin kanabis dhe policia mundi të pengonte kështu trafikimin e 9 kilogramëve lëndë narkotike që të arrestuarit po tentonin ta transportonin jashtë vendit, përmes kalimit të kufirit në zonën e Konispolit. Tani cështja është dërguar në prokurorinë pranë gjykatës së shkallës së parë Sarandë, për hetime të mëtejshme.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Policia#Sarandë#TopChannel
Ещё видео!