#oranews #aksidentlushnje
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën në Bypassin e Lushnjes, ku një person ka humbur jetën për pasojë.
Mësohet se viktima, rreth 65-vjeç është përplasur teksa tentonte të kalonte rrugën. nga një automjet që drejtohej nga shtetasja A. J., 28 vjeçe.
Sakaq, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur punën për zbardhjen e ngjarjes. Më datë 29.10.2023, në aksin rrugor Plug-Saver, shtetasja A. J., 28 vjeçe, duke drejtuar automjetin tip “Toyota”, ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikuar, rreth 65 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Drejtueses së automjetit i është bërë testi i alkoolit dhe ka rezultuar që nuk kishte konsumuar pije alkoolike.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit, si dhe identifikimin e 65-vjeçarit që humbi jetën.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Follow Televizionin Ora News
Website: www.oranews.tv
Youtube [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram [ Ссылка ]
Twitter [ Ссылка ]
Ещё видео!