SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Të moshuarit mbi 70 vjeç që kanë marrë dozën e parë të vaksinës kinezesinovac më 28 Mars, tashmë po marrin dozën e dytë. Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, kanë ndjekur nga afër vaksnimin anti-covid për të moshuarit.
“Sot kemi ditën e rivaksinimeve. Sot kemi mbi 10 mijë të moshuar të planifikuar për t’u rivaksinuar dhe kalojmë në mbi 425 mijë vaksinime. Aktualisht kemi në disponibilitet mbi 300 mijë vaksina”, tha Manastirliu.
Procesi vaksinimit masiv po vijon me kalendar të kombinuar, për personat mbi 60 vjeç dhe punonjës të shërbimeve kritike.
Paralelisht në sheshin Skënderbej kryhen edhe dozat e para të vaksinës për të moshuarit. Që prej Janarit, në vend janë kryer 417,146 doza të vaksinës ndaj Covid-19, prej të cilave 322,710 vaksinime për personat mbi 60 vjeç.
Klan News
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ещё видео!