Vështirësitë ekonomike për pak javë i lanë pas me mësime 3 motrat Katerinën, Xhesildën dhe Emiljanën nxënëse të shkëlqyera nga fshati Kuturman i Librazhdit.
në Abc News disa ditë më parë ato treguan se nuk kanë një telefon të përshtatshëm për të marrë mësimet online ndërsa për kompjuter apo internet as që bëhej fjalë pasi jetojnë vetëm me ndihmë ekonomike që s’ju del as për ushqime.
Nga sot ato do të fitojnë kohën e humbur. Falë dy zotërinje nga Librazhdi një prej tyre emigrant në SHBA këto nxënëse mund të marrin mësimet online si bashkëmoshatarët e tyre.
Ata janë modestë dhe nuk donin të përmendeshin me emër. Po vajzat i lumturuan duke ju dhuruan një telefon inteligjent, një laptop dhe 1 vit internet falas. Etja e tyre për dije u shpërblye.
“Jemi shumë të lumtura dhe falenderojmë televizionin Abc News dhe Saimirin për këtë dhuratë që na bënë, pasi e kishim shumë të nevojshme”, shprehen vajzat.
Në banesën e familjes Gjokola takuam dhe dy mësues atë të historisë dhe atë të matematikës, Shaban Gjurën dhe Flamur Çekanin, të cilët ju kishin dhënë disa mësime në banesë. Tashmë dhe ata mund të komunikojnë online me nxënëset e tyre.
“Ishte një lajm se tre nxënëset ishin jashtë grupeve për të marrë mësimin enë kushtet e shtëpisë. Televizioni Abc Neës i ndjeshëm ndaj këtyre fenomeneve bëri që të vijë dhe reagimi”, tha mësuesi.
Ndërsa mësuesi tjetër i pranishëm në momentin që nxënëset morën dhuratat ka theksuar se, “tashmë këto do të jenë is bashkëmoshatarët e tyre unë kam qenë gjithmonë për klasa digjitale dhe që çdo fëmijë të kishte një laptop si këto tre vajza të mrekullueshme”.
Kjo familje është e varfër si shumë të tjera në zonat e thella të vendit ku mundësitë për të siguruar të ardhura janë të pakta, ndaj dhe banorë të ndryshëm I ndihmuan dhe me ushqime. Grupi i xhirrimit të Abc News u largua i lumtur nga banesa e kësaj familjeje që ju rikthye besimi dhe kuptuan se nuk janë vetëm./abcnews.al
Ещё видео!