Lajme Arkiva 2003
Në vijim të takimeve paraelektorale në rrethe kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka udhëtuar drejt Shkodrës. Berisha ka siguruar kryesinë e Partisë Demokratike të këtij rrethi se në bashkëpunim me OSBE-në, është arritur të realizohet një kod zgjedhor që nuk lë shkas për manipulime zgjedhore.
Në një mbledhje me selinë e PD së rrethit, Berisha ka kërkuar për këtë kujdes me verifikimin e listave të votuesve dhe ngritjen e komisioneve. Në takim me intelektualët shkodran me pikëpamje të djatha, Berisha është shprehur se korrupsioni dhe krimi është rreziku kryesor për Shqipërinë.
Sali Berisha: Nuk humbasin 2/3 e të ardhurave nga biznesmenët e thjeshtë. Që të gjitha janë anije, janë kamionë, janë karvanë të tëra makinash të qeveritarëve të cilët ngrenë trarët e doganave, të cilët kanë ndërtuar magazina doganore jashtë territorit të doganave, jashtë çdo kontrolli doganor. Një ditë një ambasador i një vendi mik do të më thoshte, të tilla kanë ekzistuar vetëm 20 vjet më parë në Afrikë dhe sot atje nuk ekzistojnë më, por ekzistojnë në Shqipëri sepse kemi një kryeministër vëlla siamez me Rober Mugabe. Këto ditë kanë kërkuar dorëheqjen e Ministrit të Rendit, ministri u nxjerr dosjet. I thonë është filani i parashikuar për zëvendës tëndin, ky u thotë ja ku e kam dosjen e tij. Do t’ia bëjë edhe Fatosit, do nxjerrë edhe dosjen e Fatosit./tvklan.al
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!