I ftuar sot në mëngjes në “Boeing 104.6” në Premium Channel dhe Radio Travel ishte Beqir Sina, gazetari shqiptar që jeton dhe punon në Amerikë që nga viti 1992. Beqiri tha se kishte shkuar në Amerikë në moshën 32 vjecare. Me parë ai kishte qenë i internuar në një kamp në Shqipëri. Me të mbërritur në Amerikë, Beqiri nisi të punonte gazetar, profesion që e ka dhe sot e kësaj dite. Një vit më parë ai realizoi një reportazh më shqiptarët e Alaskës, ku foli për modelet më të suksesshme mes tyre. Në fund Beqiri ndau me dëgjuesit dhe shikuesit dhe perceptimin e tij personal për përshtatjen shumë të mirë të shqiptarëve në skajin më verior të Botës.
Ещё видео!