Ditën e sotme do të mblidhet tryeza politike për Reformën Zgjedhore. Në mbledhjen e sotme do të disktutohet për Kolegjin Zgjedhor Gjyqësor.
PD ka bërë edhe një draft që ka të bëjë me mënyrën ndryshimit se si partitë politike do të bëjnë ankimime zgjedhore.
Gazetari Juxhin Mustafaraj raporton për Abc News se opozita ka parashtruar draftin që parashikon moratorium 4-vjeçar nga vettingu për gjyqtarët e zgjedhjeve.
Do të jenë një grup prej 15 gjyqtarësh ata që do të përbëjnë atë që do marrë emrin Kolegjin Zgjedhor Gjyqësor. Demokratët kanë kërkuar që këta gjyqtarë të mos jenë vetëm gjyqtarë nga Gjyakatat e Apelit, por edhe gjyqtarët nga gjykatat e shkallëve të para. Gjithashtu PD kërkon që këta gjyqtarë të mos jenë nën presionin e procesit të vettingut, pr të shqyrtojnë të lirë ankimimet zgjedhore që vijnë nga forcat politike.
PD do të sjellë atë që ka ndodhur me gjyqtarët. Në zgjedhjet e fundit grupi i gjyqtarëve nga tetë u reduktua në gjashtë sepse një pjesë e tyre nuk kaluan vetingun. Dhe sipas PD kjo arsye i vë në presion gjyqtarët për të marrë vendime të drejta.
Ndërkohë përballë propozimit teknik të PD, ka edhe një tjetër propozim që vjen nga PS. Sipas eskpertëve zgjedhorë të PS do të kërkohet që Komisioni Zgjedhor i Zgjedhjeve edhe nëse nuk do të ketë ankimime nga forat politike të bëjë një kampionim në një zonë të caktuar për të parë nëse procesi ka qenë korrekt./abcnews.al
Per informacionet me te fundit klikoni:
Web: [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram: [ Ссылка ]
Subscribe kanalin tone ne: youtube:[ Ссылка ]
#abcnews #abcnewsalbania
Ещё видео!