Gjatë një tubimi në Palm Beach në Florida, ish-presidenti amerikan Donald Trump e përdori luftën në Izrael për të adresuar sulme kundër Joe Biden. Ish-presidenti tha se sulmet erdhën pasi administrata e presidentit Biden lehtësoi sanksionet ndaj Iranit gjë që e lejoi vendin të shesë sasi të mëdha nafte.
“Nën administratën e Biden të njëjtët njerëz sulmuan Izraelin. Vrasje, përdhunim, tortura ndaj civilëve të pafajshëm po ndodhin tani. Çfarë po ndodh tani, kaos, gjakderdhje, luftë, terror dhe vdekje. Shikoni çfarë po ndodh sot, sepse ai që qëndron në Shtëpinë e Bardhë është një qesharak. Sulmet ndaj Izraelit ndodhin për tre arsye. Biden i lehtësoi sanksionet e mia të ashpra ndaj Iranit dhe i lejoi ata të shesin sasi të mëdha nafte. Dhe unë luftova për Izraelin si asnjë president në histori. Por më pas Joe Biden erdhi dhe ia hodhi Izraelin xhihadistëve gjakatarë”.
Trump vlerësoi luftën e administratës së tij kundër militantëve të Shtetit Islamik dhe u zotua se SHBA-ja do të mbështesë Izraelin duke shkatërruar Hamas.
“Nën udhëheqjen time, Shtetet e Bashkuara do të mbështesin plotësisht Izraelin duke mposhtur, çmontuar dhe shkatërruar përgjithmonë grupin terrorist Hamas. Unë jam i vetmi kandidat që mund të bëjë një premtim që është një premtim shumë i rëndësishëm të parandaloj Luftën e Tretë Botërore”.
Ndërkaq Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, i bëri thirrje Izraelit t’iu përmbahet rregullave të luftës, pasi kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u zotua për ta shkatërruar Hamasin pas sulmit shkatërrues. Biden urdhëroi zhvendosjen e aeroplanmbajtësit modern amerikan në Detin Mesdhe në shenjë përkrahjeje për Izraelin dhe paralajmëroi edhe mbështetësin e Hamasit, Iranin, të jetë i kujdesshëm. Kjo është hera e parë që Biden bën thirrje për vetëpërmbajtje në lidhje me sulmet e Izraelit në Gaza.
Klan News
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ещё видео!