Subscribe: [ Ссылка ]
Web: [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Twitter: [ Ссылка ]
Instagram: [ Ссылка ]
TikTok: [ Ссылка ]
Voskopoja, fshati i njohur në juglindje të vendit, nuk është më shumë se 19 km nga qyteti i Korçës. Dikur Voskopoja ka patur tre skipistë, momentalisht nuk ka asnjë. Voskopoja, ky fshati jonë, ka patur dikur klasa sportive, ka pasur kampionë për femra dhe meshkuj. Voskopoja është historia e skipistës shqiptare, momentalisht ky sport në këtë krahinë të njohur, nuk ekziston më.
Ky është Sotiraq Grosi, ish mësues në shkollën e Voskopojës. Për shumë vite ka qenë mësues dhe trajner i klasave sportive të skive në këtë shkollë. Falë punës së tij, Voskopoja për shumë vite ka pasur kampionë në të gjitha kategoritë e moshave, përfshi edhe të rriturit. Prej vitesh në shkollën e Voskopojës nuk ka më klasa sportive në ski, madje nuk ka as ski. Dikur në Voskopojë ka pasur shumë ski pista, aq sa kur reshjet ishin të shumta, garat zhvilloheshin brenda fshatit. Të gjitha këto i kujton me shumë nostalgji Sotiraq Grosi, mësuesi i njohur i kësaj krahine.
SOTIRAQ GROSI
Voskopoja për shumë vite ka pasur kampionë të shumtë në të gjitha disiplinat e garave me ski. Anton Falo, është njëri prej tyre, i cili ka tituj të shumtë në rreshqitjen e madhe, atë speciale si dhe në garën e kombinuar. Antoni vazhdon të jetë aktiv edhe duke qënë 62 vjeç, madje merr pjesë edhe në gara të ndryshme. Voskopojari i njohur shpreson ne rikthimin e pistave të skive në fshatin e tij, por për ta bërë një gjë të tillë duhen investime të mëdha në infrastrukturën rrugore por edhe në ski pista pasi tashmë kanë mbetur vetëm gjurmët e tyre.
ANTON FALO
Në qarkun e Korçës ka vetëm një ski pistë, nga pesë që kane qene dikur dhe ajo ndodhet në Dardhë, aty ku ushtrojnë sportin shumë turistë që vijnë nga qytete të ndryshme të vendit.
Ещё видео!