[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
Presidenti Ilir Meta ka përkujtuar sot heroin tonë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeun, në 554 vjetorin e vdekjes së tij. Në një postim në rrjetet sociale, Meta shkruan se Skënderbeu do të mbetet përjetë më i gjallë mes shqiptarëve, dhe veprat e tij duhet të jenë ato që të na udhëheqin. “Kryeheroi ynë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, krenaria dhe fuqia, trimëria dhe guximi, frymëzimi dhe lavdia jonë e çdo epoke, do të mbetet përjetë shqiptari më i gjallë ndër nesh! Vepra e pavdekshme e simbolit më përbashkues, që përcaktoi përkatësinë tonë europiane do të na udhëheqë gjithmonë në çdo përpjekje për liri, sovranitet dhe dinjitet kombëtar”, shkruan Meta.
Subscribe: [ Ссылка ]
Ещё видео!