#oranews #vlore
Razi Hoxhaj, 69 vjeç po udhëtonte me motor në aksin Vlorë-Llakatund
Alma Murraj drejtonte këtë makinë tip "Toyota”.
Në këtë pikë të rrugës dy mjetet u përplasën.
69 vjeçari mbeti i plagosur rëndë dhe ndërroi jetë rrugës drejt Spitalit të Vlorës.
Ndërsa Gruaja shofere u ndalua nga policia për sqarimin e rrethanave.
Shkelja e rregullave të qarkullimit dyshohet se u bë shkak për aksidentin.
Makina sipas dëshmitarëve ishte në krah të kundërt, ndërsa 69 vjeçari dyshohet se nuk kishte kaskë mbrojtëse.
"Ajo vajza që ka bërë aksidentin ishte në krah të kundërt. Ai njeri, (viktima) nuk ecën kurrë me shpejtësi" ka thënë një dëshmitar.
Aksidenti në Vlorë ishte i dyti në harkun e 24 orëve ku përplasja e makinave me motorat merr jetë.
Të shtunën, një 40 vjecar humbi jetën në Tiranë pasi dyrrotaku që drejtonte u përplas me një betoniere.
Përgjatë qershorit që ende nuk është mbyllur janë shënuar disa aksidente, ku më tragjiku ishte ai me tre viktima dhe tre të plagosur në aksin Levan-Tepelenë.
Sipas të dhënave zyrtare në 5 muajt e parë të vitit, 66 persona humbën jetën dhe 825 të tjerë mbeten të plagosur.
Shkelja e rregulllave të qarkullimit nga drejtuesit e mjeteve mbetet shkaku kryesor që po vret shqiptarët në rrugë.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Follow Televizionin Ora News
Website: www.oranews.tv
Youtube [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram [ Ссылка ]
Twitter [ Ссылка ]
Ещё видео!