#oranews #shperhtimtritoli #tritolnemakine #benardndreca
Një atentat me tritol është regjistruar mëngjesin e kësaj të marte në Vaun e Dejës.
Objektiv ka qenë kreu i PD, Rithemelimit në degën e Vaut të Dejës, Benard Ndreca i cili sapo kishte hipur në mjet dhe ndodhej me nënën e tij. Si pasojë e shpërthimit, nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëme materiale.
“Ora News” siguron pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë në banesën e kreut të Partisë Demokratike të grupimit të Rithemelimit në Vaun e Dejës Benard Ndreca, ku dallohen si momenti kur dy persona të maskuar kanë vendosur sasinë e lëndës plasëse në mjet, ashtu edhe momenti i shpërthimit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe ka sekuestruar kamerat e sigurisë që ndodheshin në banesën e tij që do të bëjnë të mundur zbardhjen e ngjarjes. Policia dyshon për 2 persona që mund të kenë qenë autorët. Ndërsa hetimet për zbardhjen e ngjarjes vijojnë, atentati në fjalë vjen vetëm pak orë pasi lista e kandidatëve për Këshillin Bashkiak të PD-së së drejtuar nga Enkelejd Alibeaj në Vaun e Dejës doli në mbështetje të Zef Hilës në zgjedhjet e 14 Majit.
Lajmin e bëri dje të ditur vetë PD dega e Vaut të Dejës, me anë të një komunikate zyrtare për shtyp.
Në këtë komunikatë shkruhet se ata shprehnin hapur mbështetjen për kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Zef Hila. Kryetari demokrat, Sali Berisha, reagoi pas sulmit me tritol në makinë ndaj kreut të PD në Vaun e Dejës. Berisha tha se ky është një akt i rëndë i terrorizmit shtetëror.
"Sot në mëngjes u krye një akt i rëndë i terrorizmit shtetëror kundër Bernard Ndrecës, kryetar i PD për Vaun e Dejës, me qëllim eliminimin e tij fizik. Bernard Ndreca është një qytetar shembullor, e tillë është familja e tij. Terroristë shtetërorë, sipas regjistrimit të kamerave, kanë vendosur tritolin në makinën e tij. Bernardi, tek nisej për në punë, pas disa metrash përballet me një eksplozion të tmerrshëm që i shkatërron pjesën e përparme të makinës. Por fatmirësisht, vetë ai shpëtoi nga ky atentat i mirëfilltë politik. Me këtë akt terrorist, Edi Rama inauguron çeljen e fushatës së tij elektorale. Ky përbën një krim të shëmtuar, përbën një akt të pashembullt në historinë e zgjedhjeve kur një drejtues kryesor i një dege të PD-së, sulmohet apo ndaj tij organizohet një atentat për likuidimin e tij", theksoi Berisha.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Follow Televizionin Ora News
Website: www.oranews.tv
Youtube [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram [ Ссылка ]
Twitter [ Ссылка ]
Ещё видео!