Një konflikt brenda familjes mes vajzës dhe babait të saj të moshuar është mbyllur në mënyrë tragjike në Lushnje. 82-vjeçari Behar Mansaku ka marrë një armë gjahu që mbante me leje dhe qëlloi të bijën dhe më pas vrau veten.
40-vjeçarja Rudina Mansaku u dërgua fillimisht në spitalin e Lushnjes, por për shkak të gjendjes së saj të rëndë është transferuar në Tiranë. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 15:00 të kësaj të diele në lagjen "18 Tetori" të qytetit të Lushnjes.
Mësohet se mes shkak i debatit mes Rudinës dhe babait të saj është bërë divorci i saj me bashkëshortin. Nëna e dy fëmijëve kishte disa ditë që po qëndronte në shtëpinë e prindërve.
Ngjarja e rëndë ndodhi kur në banesë ka qenë vetëm djali i të moshuarit me bashkëshorten e tij. Të dy ata, si dhe persona të tjerë janë marrë në pyetje nga policia me qëllim zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.
Tv Klan
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!