#oranews #protestaeopozites
Nga sot (21 shkurt 2019) deputetët e opozitës nuk janë më në parlament. Nën thirrjen "Rama ik" dhe të shoqëruar nga mijëra mbështetës, kryetari i PD-së, Lulzim Basha, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi dhe deputetët e grupeve parlamentare të opozitës dorëzuan zyrtarisht mandatet në kryesinë e Kuvendit.
Protesta e nisur rreth orës 10:30 fillimisht para parlamentit për tu zhvendosur më pas para kryesisë përfundoi rreth orës 13:00 me fjalimin mbyllës të kryetarit të PD-së Lulzim Basha i cili paralajmëroi se tani protestat do të jenë jo vetëm në Tiranë por dhe në shumë qytete të tjera.
Nga selia e PD-se Kryetari Basha tha: Sot dorëzuam mandatet. Prej ditës së sotme jemi qytetarë të thjeshtë në krahun tuaj me ju e për ju. Nisëm një rrugëtim shprese i cili nuk do të ndalet derisa destini europian i këtij vendi të bëhet realitet. Opozita i vuri kyçin parlamentit të krimit. Bëhuni gati për betejën e radhës në Tiranë, Shkodër, Vlorë, Korçë, Elbasan, Durrës, Dibër, Tropojë e Sarandë anembanë vendit.
E gjithë protesta u mbajt nën mbikqyrje të rreptë nga policia, ndërsa AKEP ndërpreu sinjalin e të gjithë operatorëve të telefonisë celulare në të gjithë bulevardin, përfshirë zonën e protestës dhe përreth Partisë Demokratike.
Gjatë paradites Rama ishte në Tiranë dhe mbajti një takim me kryetarin e Parlamentit Gramoz Ruçi, ndërsa në një intervistë për median italiane tha se qytetarët ishin në anën e tij ndërsa pas protestës ishte pushteti i vjetër
Për më shumë lexoni në:
[ Ссылка ]
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: [ Ссылка ]
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE [ Ссылка ]
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE [ Ссылка ]
Follow Ora News on Instagram Here [ Ссылка ]
Follow Ora News on Twitter [ Ссылка ]
Follow Ora News on Google+ HERE [ Ссылка ]
Ещё видео!