[ Ссылка ]
Me 61 vota pro, 1 abstenim dhe pa praninë e opozitës, Kuvendi i Kosovës miratoi Platformën për Dialogun mbi Marrëveshjen përfundimtare gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të detyrueshme të normalizimit të marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë.
Gjithashtu më herët aprovoi detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e Delegacionit shtetëror. Gjatë seancës, bashkëkryesuesi i delegacionit shtetëror, Fatmir Limaj prezantoi vijat e kuqe të Kosovës, mes së cilave sovraniteti i Kosovës që është i panegociushem, Kushtetuta si reflektim i obligimeve të paketës se Ahtisarit, burimet e asetet, dhe karakteri unitar i Kosovës.
Kryeministri Ramush Haradinaj kritikoi opozitën për largimin nga salla e kuvendit dhe shtoi se tashmë Kosova është më e përgatitur për dialogun me Serbinë.
Ndërkohë, më herët deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje braktisën seancën pasi e konsideronin fyerje për të rënët në Prekaz që kjo seancë zhvillohet në ditën e Tretë të epopesë së UÇK-së.
Ещё видео!