I ngjan një fushë beteje ky cep i vogël i lagjes Dobraç në Shkodër, ku një ditë më parë u krye një masakër e vërtetë.
Top Channel ka siguruar një video të re, të filmuar nga kalimtarë të rastit, vetëm pak sekonda pasi makina e atetatorëvë u largua në drejtim të fshatit Golem.
Tre trupa të gjakosur të shtrirë në rrugë, një makinë e përplasur e bërë shoshë nga plumbat dhe një motor i shkatërruar, është ajo që lanë pas vrasësit, duke mos kursyer as njerëzit e pafajshëm që po ktheheshin në shtëpi nga puna.
Vëllai i Ibrahim Licit, Hamza Lici dyshohet se ishte objektivi i atentatit. I plagosur, duket se ai ka arritur të dalë nga makina por ka humbur jetën në rrugë. I riu që udhëtonte në makinë me të ishte djali I ish-kandidatit të PD-se për bashkinë e Shkodrës, Xhemal Bushati. Arlind Bushati mori një plumb në kokë dhe u transportua në spital, por nuk arriti të mbijetonte.
Një cift bashkëshortësh që ktheheshin në shtëpi me një motor të vogël u gjendën papritur në mes të zjarrit dhe përpjekjes së dy djemve për të shmangur plumbat që vinin nga makina tjetër që levizte paralel me ta. Makina që drejtohej nga hamza lici përplasi motorin dhe për pasojë gruaja humbi jetën ndërsa bashkëshorti I saj po lufton për jetën në spital.
Sipas grupit hetimor rreth 50 gezhoja armesh janë gjetur në një distance prej 150 meter.
Grupi hetimor dyshon se në makinen e dy viktimave ka qenë edhe një person i tretë, i pozicionuar në sedilen mbrapa të automjetit i cili ka mbetur i plagosur por ka arritur të largohet. Do të jete ekspertiza e gjurmeve të gjakut në automjet dhe kamerat e sigurisë të cilat do të vertetojnë nese në makinen objektiv, ka patur edhe një person tjetër të perfshirë deshmia e se cilit mund të sherbëjë shumë per zbardhjen e ngjarjes.
Policia dhe prokuroria kanë marrë në shqyrtim kamerat e sigurisë në zonë si dhe kanë shoqeruar në komisariat disa persona por ende nuk ka asnjë autor të zbuluar dhe të arrestuar.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Shkoder#TopChannelNews
Ещё видео!