#rtvora #oerdbylykbashi #8dhjetori #partiademokratike
Në RTV Ora, ish-deputeti demokrat Oerd Bylykbashi u shpreh se më datë 11 dhjetor mblidhet kuvendi që për herë të parë thirrjet nga anëtarësia dhe jo nga burokracia e lidershipi.
Ai tha se 11 dhjetori si kuvend i thirrur nga delegatët mendoj se do ta rithemelojë partinë me vlerat e demokracisë dhe jo me vlerat e njëshit që nuk e lëshon partinë.
Bylykbashi: Më datë 11 dhjetor mblidhet kuvendi që për herë të parë thirrjet nga anëtarësia dhe jo nga burokracia e lidershipi, sepse ne nuk kemi lidership. E thërrasin ata që mendojnë se shumë gjëra kanë shkuar keq në PD. Janë humbur shume mundësi dhe janë konsumuar energji të shumta, duke i hequr shpresën shumë personave që mendojnë do të fitojnë. Për këtë duhet të mbajnë përgjegjësi ata që e kanë shkaktuar dhe i pari është kryetari i partisë, Lulzim Basha. Basha ka 8 vite që e ka çuar partinë nga humbja në humbje dhe tani nuk ka guximin që të mos e marrë përsipër fajin.
Në çdo demokraci normale ai duhet të ishte larguar më parë. Kushdo që vjen pas tij, do ta ketë taksative, humbet se ishte i paaftë me ata që grabisin votën, largohet menjëherë. 11 dhjetori si kuvend i thirrur nga delegatët mendoj se do ta rithemelojë partinë me vlerat e demokracisë dhe jo me vlerat e njëshit që nuk e lëshon partinë. Ai e vë nën sqetull partinë me gjithë vulën dhe nuk e lëshon. Ne duhet t’i hapim shtegun një gjenerate të re. Edhe Basha është ri, por është një figurë e konsumuar. Ai duhet ta kishte cuar para partinë dhe drejt fitore, po nuk e ka bërë. 11 dhjetori do ta rithemelojë këtë gjë.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Follow RTV Ora
Website: www.oranews.tv
Youtube [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram: [ Ссылка ]
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Ещё видео!