#oranews #elbasan #zjarr
Zjarri që ra në Kurorën e Elbasanit të dielën e 7 gushtit ka shkaktuar dëme në dhjetëra hektarë sipërfaqe me ullinj.
Zjarri shkaktoi dëme të konsiderueshme në prodhimet e fermerëve.
Forcat zjarrëfikëse së bashku me banorët e zonës, arritën që në orët e vona të mbrëmjes ta vënë nën kontroll zjarrin.
Por ai riaktivizua paraditen e së hënës (8 gusht)
Policia vijon hetimet pasi dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme, ose nga pajkudesia.
Nga ana tjetër, situatë problematike paraqitet edhe në veri të vendit.
Ne Milot, ka nje vater massive zjarri ne rajonin Skuraj - Mal Bardhe këtë të hënë
Per shkak te eres se forte , temperaturave te larta , zjarri eshte perhapur shume ndërsa terreni i vështirë e bën pothuajse të
pamundur ndërhyrjen nga toka.
Perveç forcave te bashkise Kurbin , me mbeshtetje të tyre kanë shkuar edhe 50 forca te Ministrise se Mbrojtjes dhe një helikopter.
Nga ana tjetër zjarri shqetësues në Bukmirë të Rrëshenit, i nisur të dielën u vu nën kontroll vetëm pas ndërhyrjes së një helikopteri, në orët e mbrëmjes.
Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile ne AKMC, gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 26 vatra zjarri.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Follow Televizionin Ora News
Website: www.oranews.tv
Youtube [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram [ Ссылка ]
Twitter [ Ссылка ]
Ещё видео!