#oranews #eviskushi #arsimi
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi dhe ajo e Rinisë dhe Fëmijëve, Bora Muzhaqi po zhvillojnë një konferencë për bilancin e vitit 2022 dhe pritshmëritë e këtij viti. Ministrja Kushi theksoi se po punohet për të rritur ndjeshëm numrin e mësuesve ndihmës për nxënësit me aftësi ndryshe, si dhe abetaren e përbashkët unike Shqipëri-Kosovë.
“25 shkolla dhe ambjente sportive rikonstruktuam gjatë vitit 2022. Kemi 79 godina arsimore e kopshte të rindërtuara. Kemi ndërhyrë gjatë vitit 2022 në të gjitha aspektet e cilësisë së shërbimeve arsimore. Kemi patur vëmendje të shtuar për nxënësit me aftësi ndryshe gjatë vitit 2022, kemi rritur ndjeshëm numrin e mësuesve ndihmës që tashmë janë me profil të arsimit special. Në bashkëpunim me universitetet janë hapur programe të reja për mësues ndihmës, për nxënës me aftësi ndryshe. Nuk i përmbushim 100% nevojat, por shpresojmë që shumë shpejt mësuesit të jenë të gjithë të arsimuar me shërbim special. Qëllimi është edhe t’i kualifikojmë e trajnojmë që puna e tyre të jetë më cilësore. Kemi ndërhyrë edhe te punonjësit psiko social që të jetë shërbim i standartizuar. Kemi 880 punonjës psiko-social. Ka ndërgjegjësim të rritur nga nxëenësit dhe prindërit për cilësinë e këtij shërbimi. Jam krenare që këtë vit hapëm shkollën e mesme për nxënësit që nuk dëgjojnë. Edhe abetarja e përbashkët unike është punë e bërë me shumë përkushtim”, tha Kushi. Kushi u shpreh se një ndër çështjet që po përqendrohet ministria e Arsimit është transporti në mënyrë që të ketë më shumë ulje të numrit të klasave kolektive.
Ajo tha se transporti për fëmijët mbetet një sfidë, por po punohet për rumbursimin e biletës.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Follow Televizionin Ora News
Website: www.oranews.tv
Youtube [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram [ Ссылка ]
Twitter [ Ссылка ]
Ещё видео!