#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.
4-5 racione mish viçi ose qingji
2 lgj miell
2 të verdha veze
1 gotë kos
Kripë dhe piper i zi
2 lgj vaj ulliri
2 lgj gjalpë
Pak kopër ose majdanoz
1 qepë
1 degë selino
1 gjethe dafine
Në një tenxhere vendosim perimet, qepën të prerë në dy gjysma, selinonë dhe një gjethe dafine. Shtojmë ujë në tenxhere, rreth një litër dhe e vendosim në zjarr për të valuar. Në momentin që uji valon, shtojmë copat e mishit (mund ta bëni dhe pa qepë e pa selino, varet nga preferencat tuaja). Pasi të kenë kaluar 10-15 minuta që mishi të ketë marrë valë shtojmë kripën dhe e lëmë mishin të ziejë deri sa të shkëputet nga kocka.
Në një tigan salce shkrijmë gjalpin, shtojmë pak vaj dhe kaurdisim 2 lugë gjelle miell deri sa të marrë pak ngjyrë të lehtë. E shuajmë miellin me lëngun e mishit duke e përzier vazhdimisht, sa të marrë valë për 5 minuta. Përziejmë të verdhat e vezëve me kosin e më pas e shtojmë në tenxhere. Ulim temperaturën e sobës dhe sa të marrë pak valë, e fiksim zjarrin dhe e lëmë frikasenë të pushojë në temperaturën e vet të mbuluar me kapak. E shërbejmë të ngrohtë me pak kopër, majdanoz dhe piper të zi sipas shijes tuaj.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow rtvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ] #Receta#ZonjaVjollca#KaterinaTrungu
Ещё видео!