#besardjacaj #naimhasani
Britania e Madhe pritet të zbusë ligjin në lidhje me emigrantët të cilët futen brenda territorit të saj, por cilat janë rregullat e reja dhe cilat rregulla ka zbutur më shumë Kryeministrja e re e Britanisë së Madhe, Liz Truss? Për të trajtuar këtë çështje, ka qenë në një lidhje direkte për Klan News, avokati në Britaninë e Madhe, Naim Hasani.
Naim Hasani: Nëpërmjet kësaj interviste, më lejoni të sqaroj dhe opinionin publik shqiptar që qeveria britanike dhe Kryeministrja Liz Truss janë në procesin e formimit dhe formulimit të një politike të re, tejet e jashtëzakonshme dhe e paprecedentë në historinë e pas luftës në Britani ku qeveria britanike po konsideron zgjerimin e jashtëzakonshëm të punëtorëve sezonalë dhe listës së punëtorëve në profesione që janë shumë të nevojshme në Britani dhe qeveria ka bërë një publikim të masave që dëshiron që të marrë në mënyrë që të eleminojë boshllëkun e krijuar që nga dalja e Britanisë nga BE. Parashikohen që të ndryshohen rregullat e emigracionit që të rritet numri i punëtorëve sezonalë dhe punëtorëve që janë tejet në kërkesë në Britani.
Avokati Hasani ka sqaruar më tej se kjo politikë e re që pritet të miratohet së shpejti, ka të bëjë me punëtorët e ligjshëm në Britani dhe jo me ata që kanë hyrë në Britani në mënyrë të paligjshme.
Naim Hasani: Dua të sqaroj se kjo ka të bëjë me punëtorët e ligjshëm në Britani dhe nuk kanë lidhje me ata që kanë hyrë në Britani në mënyrë të paligjshme. Politika e qeverisë britanike ka qenë që emigrantët ilegalë që vijnë në Britani, nuk duhet të përfitojnë nga veprimet ilegale, por vetëm atyre që jeta e tyre është në rrezik, dhe që kërkojnë azil, por ato që vijnë për arsye ekonomike në përgjithësi sipas ligjeve që janë tani, nuk mund të qëndrojnë këtu se Britania nuk pranon emigrantë ekonomikë.
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ещё видео!