NATO ka lëshuar alarmin për një avion rus në kufi me Poloninë. Prania e avionit nuk ishte njoftuar më herët ndaj, sic edhe e kërkon procedura, aleanca e atlantikut verior ka ngritur në fluturimë dy avionë ushtarakë të saj për të konfirmuar destinacionin dhe për të parë cfarë po ndodh. Dhe bëhet fjalë për një përballje në kuotë të lartë, tregues i tensioneve të pranishme në zonë. Avionët luftarakë italianë janë nisur në fluturim nga baza Malbork, në Poloninë qendrore, në një distancë jo shumë të largët nga enklava ruse e Kaliningradit. Në profilin e saj në tëitter, aeronautika ushtarake italiane ka shkruar: Edhe një nisje urgjente në fluturim për eurofighterat tane të angazhuar në aktivitetet e monitorimit të qiejve në poloni. Nisja u urdhërua nga komanda e NATO-s për shkak të pranisë së avionëve rusë në zonën e kufirit polak.
Vetëm dy ditë më parë, eurofighter-at italianë kishin ndërhyrë në Poloni në një rast të ngjashëm. Të angazhuar në misionin e patrullimit të qiejve, avionët ishin nisur në fluturim pasi ishin pikasur tre avionë rus në fluturim në krahun verilindor të aleancës atlantike. Edhe një ditë më parë avionët italianë kishin shoqëruar një avion rus që fluturonte afër zonës së kufirit polak.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#NATO#Alarmi#TopNews
Ещё видео!