Kryeministrja e Italisë Xhorxhia Meloni deklaroi në senat se marrëveshja me Shqipërinë për emigrantët mund të zbatohet edhe nga shtetet e tjera jashtë Bashkimit Europian. Ajo falenderoi në veçanti kryeministrin Edi Rama për arritjen e kësaj e marrëveshjeje.
Georgia Meloni, Kryeministre e Italisë: Dy qendrat në Shqipëri filluan të funksionojnë, jemi shumë të kënaqur. Kjo është një rrugë e re, e guximshme, që mund të ndiqet me vendet e tjera që janë jashtë Bashkimit Evropian. Falenderoj kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe gjithë qeverinë e tij për besimin.
Meloni ka shpjeguar dhe arsyen e vonesës për hapjen e dy qendrave në vendin tonë.
Georgia Meloni, Kryeministre e Italisë: Ne morëm pak kohë për t’u siguruar që gjithçka të ishte bërë në mënyrën më të mirë të mundshme dhe jemi shumë të kënaqur me rezultatet e kësaj pune.
Marrëveshja për emigrantët mes Shqipërisë dhe Italisë po shihet me interes nga shumë shtete të BE-së kundër fenomenit të emigracionit. Ajo u nënshkrua në fund të vitit të kaluar mes dy qeverive.
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
![](https://s2.save4k.org/pic/tL6TEuNG-bg/maxresdefault.jpg)