Mbi 480 mijë nxënës në mbarë vendin janë rikthyer këtë të hënë në bankat e shkollës për të nisur vitin e ri shkollor dhe rrugën e tyre të dijes. Pas 3 javësh mësim përsëritës tashmë nxënësit do të kenë mundësi të nisin shkollën pas pushimeve të verës. Ashtu si edhe një vit më parë procesi mësimor do të zhvillohet në masat e forta kundër koronavirusit. Distancimi sociale dhe mbajtja e maskave do të jetë e detyrueshme, ndërkohë që dhjetëra shkolla, për shkak të numrit të madh të nxënësve do të zhvillojnë mësimin me turne. Një tjetër masë që u prezantua në javët e fundit është dhe ajo e vaksinimit të mësuesve në të kundërt ata duhet të paraqesin një test negativ PCR cdo javë. Fillimi i vitit të ri shkollor u përshëndet dhe nga kryeministri Edi Rama. Me anë të një postimi në rrjetet sociale të shkollave të rindërtuara nga tërmeti, kreu i qeverisë uroi nxënësit dhe mësuesit në rrugën e gjatë të dijës. Partia Demokratike reagoi me anë të deputetes Ina Zhupa për vitin e ri shkollor. Për demokratët viti shkollor nis me halle të vjetra duke kritikuar në këtë mënyrë dhe masat anticovid të qeverisë që sipas Zhupës janë të pamjaftueshme.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Mësimi#Turne#TopChannel
Ещё видео!