Policia Kufitare e Kakavijës ka goditur dy raste të mosdeklarimit të të hollave, ku në total u sekuestruan rreth 24 mijë euro.
Rasti I parë I goditur ka qenë në dalje të Repulbikës së Shqipërisë në këtë pikë kufitare, ku gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë, në çantën e shtetases P. M., u gjetën 11 850 euro, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Kjo shtetase nuk e kishte deklaruar këtë shumë parash, sipas përcaktimeve ligjore në fuqi.
Gjithashtu, në dalje të Republikës së Shqipërisë, Policia kufitare e Kakavijëës, gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit D. B., gjeti dhe sekuestroi në 12 050 euro, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar në kufi.
Për këtë arsye, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Gjirokastër nisën procedimin në gjendje të lirë për shtetasit P. M., 53 vjeçe, banuese në Memaliaj dhe D. B., 45 vjeç, rezident në Greqi, për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Euro#Kakavijë
Ещё видео!