Qeverisë i duhet më shumë kohë për të dhënë shtesën e pagës për administratën publike. Pasi rritja e pagës së muajit Prill nuk u mor ashtu siç u paralajmërua, ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj doli në një konferencë për mediat ku bëri publike arsyet.
“Do të marrim më shumë kohë duke qenë se janë 200 insituticione që preken nga këto vendime. Zbardhja e tyre merr një kohë më të gjatë.”
Delina Ibrahimaj njoftoi se edhe rrogat e muajit Maj do të kalojnë pa shtesë.
“Ne vendosëm në tërësi, që pagat do të kalojnë siç kanë qenë në muajin Maj.”
Përveç administratës, rritje pagash do të përfitojnë edhe deputetët e ministrat. Ministrja e Financave tregon faturën financiare për këto kategori.
Reforma e qeverisë për rritjen e pagave u miratua disa ditë më parë nga Kuvendi i Shqipërisë, ku opozitë dhe mazhorancë u bënë bashkë jo vetëm për rritjen e të administratës por edhe të pagave të tyre.
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ещё видео!