[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
Driloni, ky atraksion turistik që ndodhet vetëm pak km nga Pogradeci, gjithnjë e më shumë po tërheq vëmendjen e turistëve që preferojnë të kalojnë pushimet mes liqenit dhe ajrit të pastër.Ky destinacion është pushtuar gjate këtij sezoni turistik nga vizitorë të ndryshëm.Por nuk janë vetëm turistet shqiptare ata qe zgjedhin Drilonin per te kaluar pushimet e tyre, ka edhe mjaft te huaj. Një grup shokësh nga Italia jane mahnitur nga bukuritë e këtij vendi.“Vijmë nga Italia kemi zgjedhur të bëjmë një tur në Shqipëri në këto pushime. Kemi vizituar gjithë bregdetin dhe këtë fundjavë vendosëm ta kalojmë këtu në liqenin e Ohrit. Jemi vërtet të mrekulluar nga miksimi i liqenit me gjelbërimin dhe pjesën tjetër të Drilonit. Është diçka mbresëlënëse që e bën udhëtimin tonë akoma më të bukur. Po kënaqemi shumë, por vetëm diçka nuk na ka pëlqyer. Nuk kemi mundur të përshtatemi me diskot këtu në Shqipëri, janë krejt të ndryshme nga ato evropiane. Gjithsesi mbetet një udhëtim i bukur dhe i paharrueshëm.”Driloni është nje nga pikat me te vizituara ne Pogradec. Kulmi i frekuentimit eshte gjate muajve te verës, por pushuesit vijnë ne çdo stine te vitit.
Ещё видео!