#albinkurti #klandebat #prespaforum
Tre policët e rrëmbyer të Kosovës janë vëzhguar nga njësiti special ushtarak "Kobra" të Serbisë teksa policët kanë patrulluar brenda territorit të Republikës së Kosovës. Kështu në një intervistë për Klan Debat nga Struga u shpreh kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Kurti theksoi se përveç rrëmbimit, tani fillon faza e dënimit, duke iu përcaktuar masë paraburgimi tre policëve nga gjykatat serbe.
"Edhe më keq se kaq, ua kanë lënë akuzën për armëmbajtje pa leje, thuajse policët e Kosovës duhet të jenë pa armë, ndërkaq kriminelët serbë në veri të Kosovës na u dashka që ta kenë armatimin", shprehet i habitur Kurti, përcjell KlanM.
Kurti kërkon nga faktori ndërkombëtar që ta dënojnë agresionin e Serbisë brenda territorit të Kosovës, që sipas tij, është shkelje e Kushtetutës, ligjit, integritetit territoria e sovranitetit të Republikës së Kosovës.
"Por nga pikëpamja e NATO-s, është shkelje e pikës 4 të marrëveshjes tekniko-ushtarake, që thotë se forcat serbe nuk guxojnë të hyjnë në territorin e Kosovës", vazhdoi Kurti.
Kryeministri Kurti rrëfeu se i ka vizituar familjet e tre policëve të rrëmbyer dhe e ka par nga afër shqetësimin e tyre, por njëkohësisht edhe qëndresën e tyre.
"Do të bëjmë çka është e mundur që ato të lirohen sa më parë, por për këtë besoj që edhe ata që kanë pasur dilema në Perëndimin demokratik do të duhej që ta sqarojnë për publikun, siç i kanë sqaruar për vete se kush është në të vërtetë Serbia, të tillë çfarë ne shqiptarët e kemi njohur kahera", deklaroi Albin Kurti në intervistën e dhënë për Klan Maqedoni me gazetaren Xhumadije Ibrahimi./KlanMacedonia
Follow Klan Macedonia on...
• FB: [ Ссылка ]
• IG: [ Ссылка ]
• YT: [ Ссылка ]
• WEB: [ Ссылка ]
© & ℗ Klan Macedonia & IN Media. All Rights Reserved
Ещё видео!