#oranews #ilirmeta #partiaelirise #ramameta
Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta në një konferencë për shtyp akuzoi këtë të martë kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun Erion Veliaj për skandalin e abuzimit me incineratorin e Tiranës.
“Doja të falënderoja deputeten e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi per investigimin me dronin e se vertetes.
Droni i së vërtetës tregoi se në inceneratorin e Tiranës bëhet vetëm nje groposje primitive e mbeturinave. Në filmimet e zhvilluara nga Droni i te vertetes qe nga korriku 2022 deri në janar të 2023, per nje periudhe prej 180 dite provohet e kundërta e deklaratave mashtruese të kryeministrit Rama në Komisionin Hetimor për Inceneratorët. Krahasimi, pamjet me dron tregojnë që në inceneratorin e Tiranës dhe landfillin e Shkodrës kryhet i njëjti proces!
Kryeministri në Komisionin Hetimor tha se: "procesi në inceneratorin e Tiranës është ekselent dhe më i liri në rajon", ndaj Droni i te vertetes ka filmuar edhe procesin e punës në landfillin e Shkodrës.
Nga krahasimi i pamjeve del që Tirana nuk ka incenerator, por thjesht një qendër grumbullimi mbetjesh të njëjtë me atë të Shkodrës. Por Bashkia e Shkodrës për të njëjtin proces, pra atë të groposjes paguan 1600 lekë të reja për ton.
Ndërkohë Bashkia e Tiranës paguan 29 euro për ton ose dyfishin, duke na e shitur si proces incenerimi kur ndërkohë kryhet vetëm groposje, pa diferencim.
Edi Rama dhe Erion Veliaj janë një, ata duhet të dalin dy para drejtësisë.
Deklaratat e tyre në Komisionin Hetimor janë gënjeshtra dhe për veprimet dhe deklarimet e tyre provojne se Edi Rama dhe Erion Veliaj janë dy kokat kryesore të grupit të strukturuar kriminal të aferës së inceneratorëve.
Edi Rama është krenar për atë groposjen e neveritshme primitive, është krenar sepse rrëmben paratë dhe i con tek offshori jashtë. Është shumë i lumtur për këtë gjë sepse firmos tak, tak, sepse ato tak, tak janë 430 milionë euro që kanë futur në xhep. Droni i se vertetes tregoi pamjet reale per te gjithe qytetaret shqiptare. Dhe sidomos per drejtesine qe duhet te nderprese kete proces te nderprese pagesat. Droni i te vertetes tregoi situaten reale me pamjet shume te qarta për çdo qytetar shqiptar. Situata është shumë e rëndë. Drejtësia shqiptare është në provën më të madhe se kurrë ndonjëherë në provën e ekzistencës së saj. Kjo hajdutëri është certifikuar dhe i është vënë vula dhe çdo qytetar e ka shume të qartë kete”, u shpreh Meta.
Ndërsa shtoi se sistemi korruptiv i ngritur nga Edi rama u dëshmua edhe me arrestimin e ish-zyrtarit të lartë të FBI-së, ndaj tha ai, duhet të bëjmë durim deri në skandalin e radhës.
Meta tha se në 3 vitet e fundit, gjithë vendet e rajonit i kanë çuar pagat mesatare bruto në nivelin 800-900 euro, ndërsa Shqipëria e ka vetem 520 euro.
“Në 3 vitet e fundit Shqiperia e ka rritur pagën mesatare bruto me vetëm 84 euro, dhe duke bërë që shqiptarët të paguhen 40% më pak se serbët, boshnjakët, malazezët, maqedonasit e se qytetaret e Kosovës”, u shpreh Ilir Meta
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Follow Televizionin Ora News
Website: www.oranews.tv
Youtube [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram [ Ссылка ]
Twitter [ Ссылка ]
Ещё видео!