Ukraina ka refuzuar një plan paqeje me 15 pika të propozuar nga Rusia. Kremlini i ka paraqitur Kievit gjatë negociatave një marrëveshje me 15 kërkesa, ku ndër të tjera kërkohet që të njihet aneksimi i Krimesë.
Presidenti Volodimir Zelenski mësohet se ka refuzuar një plan të tillë pavarësisht se forcat ruse vazhdojnë të bombardojnë qytetet e Ukrainës në mënyrë të pamëshirshme.
Plani i propozuar nga Rusia nënkuptonte që Kievi të marrë status neutral dhe të ketë një ushtri të kufizuar. Moska gjithashtu kërkonte që Ukraina të mos pranonte asnjë bazë të huaj ushtarake në territorin e saj.
Plan 15-pikësh përfshinte një armëpushim dhe tërheqjen e ushtrisë ruse.
Marrëveshja e propozuar, të cilën negociatorët ukrainas dhe rusë e diskutuan plotësisht për herë të parë të hënën, do të përfshinte heqjen dorë nga ambiciet e Kievit për t’u bashkuar me NATO-n.
Problemi më i madh mbetet kërkesa e Rusisë që Ukraina të njohë aneksimin e Krimesë në vitin 2014 dhe pavarësinë e dy shteteve separatiste në rajonin kufitar lindor të Donbasit.
Ukraina ka refuzuar deri më tani . “Financial Times” raporton se mes kërkesave ishte dhe njohja e të drejtave të gjuhës ruse në Ukrainë.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Ukraina#Refuzimi#TopChannel
Ещё видео!