Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të martë në Shkodër ku si pasojë e një zjarri të rënë në në çadrat e komunitetit rom ka humbur jetën një 15 vjeçare.
Burime për abcnews.al bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur, në lagjen “Liria”, ka humbur jetën Gj.D, 15 vjeç, e cila në momentin kur ka rënë zjarri ka qenë në gjumë.
Gazetari i ABC Neës Simon Shkreli ka bërë me dije se shkak i kësaj ngjarje të rëndë ku si pasojë ka humbur jetën 15 vjeçarja e sëmurë është bërë një zjarr i ndezuar nga gjyshja e saj.
“15 vjeçarja kishte disa ditë që kishte ardhur nga shtëpia e fëmijës në Tiranë tek familjarët e saj për të qëndruar. Dyshohet se zjarri ka ardhur nga një sobë, që dyshohet që është ndezuar nga gjyshja e vajzës, por nuk dihet nëse vajza për shkak të problemeve mund të ketë ndikuar në përhapjen e flakëve. Kjo tregon se kemi të bëjmë me një ngjarje pasi ajo qëndronte me gjyshen ndërsa familjarët e saj nuk ndodheshin në shtëpi. Nga zjarri janë djegur tre barake, ku banorët theksojnë se zjarri ka shkaktuar dëme tek kursimet e pakta që ato kishin arritur të siguronin”, tha gazetari Shkreli.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 7:30 minuta ku kanë mbërritur dhe zjarrfikësit, por nuk kanë pasur mundësi që të shpëtojnë adoleshenten./abcnews.al
Ещё видео!