Ukraina mund të ketë goditur avionin e Putinit që njihet edhe si Kremlini Fluturues, pasi përdori raketa me rreze të gjatë veprimi për të goditur shënjestra në një qytet të madh ushtarak në Rusi. Sulmet vdekjeprurëse goditën Taganrogun, në rajonin e Rostovit, duke rezultuar në të paktën 10 shpërthime shurdhuese që shiheshin që larg. Raportet fillestare thanë se kishte patur dy shënjestra të mundshme në sulmin e guximshëm. Njëra është kompania e avionëve Beriev - e cila mban disa nga avionët më të vyer të Vladimir Putinit. Kjo përfshin edhe avionin e apokalipsit, sic njihet ndryshe, Ilyushin Il-80 Maxdome, i cili do të shërbente si qendër komande për Putinin nëse do të kishte një luftë bërthamore. Fabrika pajis gjithashtu avionët spiun A-50 të Paralajmërimit dhe Kontrollit të Hershëm të Rusisë, dy prej të cilëve janë rrëzuar tashmë në luftë me një kosto prej mbi 300 milionë dollarësh secili. Objektivi tjetër i mundshëm është uzina Krasny Hydropress, e cila prodhon elementë kryesorë të raketave dhe është pjesë e Korporatës Ruse të Armëve Taktike. Një numër i madh makinash zjarrfikëse u raportuan të shkonin drejt uzinës dhe të paktën 10 shpërthime u dëgjuan nga banorët vendas. Ndërsa shkalla e dëmit është aktualisht e paqartë, 14 makina të parkuara në objekt, i njohur gjithashtu si Kompleksi Shkencor dhe Teknik i Aviacionit Beriev, u dogjën. Disa burime ruse thanë se Ukraina kishte përdorur raketat e saj të reja dronë, Palyanitsa, të prodhuara në vend për të sulmuar Taganrogun, por kjo nuk është konfirmuar.
Fabrika e avionëve shihet si thelbësore për përpjekjet luftarake të Putinit, duke riparuar avionët e përdorur nga forcat ajrore dhe marina, si dhe aeroplanët për qëllime të veçanta. Në një tjetër sulm ukrainas një impiant i madh i prodhimit të naftës mori flakë në rajonin kufitar të Bryanskut. Pika e ngarkimit të tubacionit të naftës Druzhba në fshatin Sven pranë Bryanskut u pa në flakë. Një shpërthim gjigant dhe një lëmsh zjarri shihej në videot e postuara në mediat sociale. Dhjetë dronë sulmues u raportuan se ishin përfshirë në sulmet në rajonin e Bryanskut.
Tubacioni i naftës Druzhba është thelbësor për furnizimet me naftë nga Rusia në Evropë dhe është ende pjesërisht funksional pavarësisht sanksioneve perëndimore për luftën. Disa raporte sugjeruan se zjarri shpërtheu pas një sulmi në një fabrikë prodhimi aty pranë.
Pamje: AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Ukraina#Kremlini
Ещё видео!