Një krim makabër ka tronditur Durrësin mesditën e se mërkurës. Ruzhdi Tasuni 63 vjeç vrau bashkëshorten e tij Hajdie Tasunin 59 vjeçe.
Ngjarja ka ndodhur në dyqanin e metrazheve në pronësi të familjes, ku çifti fillimisht ka debatuar, por situata ka agravuar dhe burri e qëlloi disa herë me levë dhe gërshërë gruan duke e lënë të vdekur në vend.
Pas krimit, Tosuni ka mbyllur qepenin e dyqanit ku punonin dhe ka shkuar për të blerë cigare. Pasi është kthyer, ka hyrë në farmacinë pranë biznesit u thënë të pranishmëve që kishte vrarë gruan.
Ruzhdi Tosuni ka njoftuar vete polciine dhe i pritur në hyrje të biznesit me cigare ne dore. Para unifomave blu ai është shprehur “më ka nxirë jetën kam 30 vite që e duroj”
Për familarët, vrasja Hajdie Tosunit ka qenë e papritur. Abc News ka siguruar dëshminë e dhëndrit të madh të familjes, i cili mohon që çifti të ketë patur konflikte të mëparshme.
/abcnews.al
Ещё видео!