Ministrja e Drejtësisë në Kosovë, Albulena Haxhiu e konsideron të paprecedentë faktin se Gjykata Speciale nuk i jep llogari asnjë institucioni në Kosovë. Në një intervistë për KosovaPress, Haxhiu sugjeron krijimin e një mekanizmi mbikëqyrës ndërkombëtar apo vendor për Dhomat e Specializuara, veçanërisht në aspektin e të drejtave të personave të akuzuar.
“Është e rëndësishme që të ketë një mekanizëm që mbikëqyrë të paktën të drejtat e personave që po akuzohen, anshmërinë e gjykatës dhe rrethanat e tjera dhe rrethanat tjera që lidhen me punën e gjykatës. Mendoj se institucionet, të cilat nuk kanë mbikëqyrje nga askush, mendoj se është shumë problem…Është e paprecedent mënyra se si është themeluar, është e paprecedent mënyra se si nuk i jep llogari askujt. Prandaj, natyrisht që duhet Kuvendi i Republikës së Kosovës ta gjejë, megjithatë mund të mos jetë propozimi më i mirë i mundshëm, por të paktën ta kem një mekanizëm që e ka përsipër këtë”
Ministrja Haxhiu shprehet se aktualisht ka një rezistencë nga opozita për të çuar përpara reformën në sistemin e drejtësisë.
“Kudo që ne nuk jemi përballur me një kundërshtim ose me një rezistencë ndaj një reformë ne kemi arritur që ta adresojmë çështjen. Pra, njësoj do të ishte nëse ne nuk do të kishim rezistencë ndaj reformave apo kundërshtime të qëllimta për ta vonuar, për ta penguar reformën nga ana e opozitës kryesisht. Por, gjithashtu ju e dini që gjatë kësaj kohe ne jemi përballur me sfidën më të madhe dhe po ashtu me vonesat që Gjykata Kushtetuese na ka shkaktuar në raport me çështje që kanë qenë objekt shqyrtimin në Gjykatën Kushtetuese. Ne kemi thënë në vazhdimësi që opozita ka të drejtën e kontestimit të ligjeve në Gjykatën Kushtetuese, por është dukur sheshit që tendenca e opozitës ka qenë që t’i bllokojë këto reforma, dhe t’i vonojë reformat e tilla në mënyrë që të njëjtat të mos arrijnë të jetësohen”
Dërgimin për herë të dytë në Kushtetuese nga PDK-ja e Ligjit të Byrosë për Konfiskimin dhe Verifikimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, ministrja e Drejtësisë e quan plan për të mos dhënë llogari për pasurinë e fituar gjatë viteve të pushtetit.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#AlbulenaHaxhiu#Kosove
Ещё видео!