Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka përmbyllur paraditen e sotme vizitën e tij në Kosovë për të vijuar me ditën e dytë të turit ballkanit në Bosnje-Hercegovinë.
Në një video të siguruar nga gazetarja e Klan News, Klesiana Omeri, vihet re që kryeministri përcillet nga zyrtarë të lartë të Kosovës, por vihet re mungesa e homologut të tij, Albin Kurtit.
Edhe pse i shkoi pak metra larg zyrës së tij gjatë pasdites së djeshme, Kryeministri Edi Rama nuk u prit në një takim të veçantë nga Albin Kurti. Sapo kreu i Qeverisë Shqiptare nisi takimin e parë me presidenten Vjosa Osmani në Prishtinë, kryeministri i Kosovës la selinë e Qeverisë pa dhënë as edhe një deklaratë për gazetarët.
Në mjediset e Kuvendit të Kosovës, Rama u takua edhe me kryeparlamentarin Glauk Konjufca, i cili pas takimit tha se Edi Rama mund të ndihmojë më shumë Kosovën seç po bën tani, ndërsa la të hapur një takim Rama-Kurti. Vetë kryeministri Rama, pas takimit së djeshëm me Konjufcën u largua duke thënë se nuk mund të bënte konferencë pa homologun.
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ещё видео!