Një makinë është përfshirë nga flakët teksa ka qenë duke udhëtuar në autostradën Tiranë-Durrës.
Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme në Maminas.
Makina drejtohej nga 52 vjeçarja, F.K, e cila fatmirësisht nuk është lënduar, pasi ka vetëm dëme materiale dhe makina është shkrumbuar plotësisht.
Zjarrëfikëset kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Sipas hetimeve të policisë dyshohet se shkaku i zjarrit është aksidental.
Ещё видео!