Ish-deputeti socialist, Vladimir Kosta është thirrur këtë të premte në SPAK. Burimet bëjnë me dije se Kosta është pyetur për llogari të dosjes hetimore me të akuzuar ish-zëvendëskryeministrin dhe ish-ministrin e Financave, Arben Ahmetaj.
SPAK ka marrë zyrtarisht të pandehur Ahmetajn në muajin mars me katër akuza, që rëndojnë ndaj tij. Ai akuzohet për shpërdorim detyre, korrupsion, për përfitim të paligjshëm të interesave dhe për pastrim të produkteve të veprës penale.
Ish-deputeti Kosta, që u largua nga Partia Socialiste në vitin 2016-të përmes një letre publike ku kritikonte Edi Ramën se nuk e kishte vlerësuar kurrë, është thirrur nga SPAK nën dyshimet se ka pasur marrëdhënie biznesi me Ahmetajn.
Nga të dhënat e Qendrës Kombëtare të Biznesit, Kosta rezulton pronar dhe aksioner në disa kompani.
Është e paqartë lidhja e këtyre kompanive dhe vetë Vladimir Kostës me Arben Ahmetajn, por në vitet kur ish-deputeti socialist ishte në Kuvend, ai përfaqësonte qarkun e Gjirokastrës, së bashku me Arben Ahmetajn.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Hetimi#Ahmetaj
Ещё видео!