Gazetari dhe moderatori i emisionit “Opinion” në Tv Klan, Blendi Fevziu, është nisur drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës ku do të ndjekë nga afër procesin e votimit dhe numërimit atje. Në një lidhje live me Klan News, Fevziu tha se dy kandidatët, Donald Trump dhe Kamala Harris, janë “kokë më kokë” në këto zgjedhje duke e bërë të pakuptueshme se cili do të jetë fituesi.
“Pritet të jenë zgjedhjet më të afërta me diferencën më të vogël të historisë të paktën në shekullin e fundit në SHBA. Ende sot askush nuk di të thotë me saktësi se kush do të jetë president i SHBA-së. Këto janë zgjedhje “kokë më kokë”, janë zgjedhje të rralla dhe të çuditshme në fakt”, tha Fevziu.
Ajo që ka rëndësi më shumë për shqiptarët është fakti nëse me zgjedhjen e njërit apo tjetrit do të ndryshojë diçka në lidhje me vendin tonë. Blendi Fevziu thotë që jo. Kushdo që të zgjidhet, Shqipëria do të ruajë raporte normale, siç ka bërë në të gjitha këto vite demokraci.
“Nuk besoj se ndryshon gjë. Në gjykimin tim kushdo që do vijë në Shtëpinë e Bardhë, Shqipëria do të ruajë marrëdhënie normale. Ne kemi pasur historikisht marrëdhënie të tilla. U duk sikur në vitin 1991, Shqipëria kishte raporte shumë të mira me Republikanët e George Bushit të parë. Por në fakt edhe kur erdhi Klinton raportet ishin të mira madje u zhvillua vizitë zyrtare. Klinton vendosi bombardimin e Beogradit dhe ish-Jugosllavisë. Pastaj ardhja e Bushit, ishte Bush që tha frazën e famshme, “Time is now” gjatë vizitës në Tiranë për pavarësinë e Kosovës. Në aspektin e Shqipërisë nuk besoj se do të ketë ndonjë lëvizje të madhe. Natyrisht që për Kosovën ka një nuancë. Deri tani duket se Donald Trump do të jetë më ndryshe në politikat e tij në raport me Gjykatën Speciale ku po gjykohen 4 drejtues të UÇK dhe një numër luftëtarësh të tjerë. Ky është i vetmi ndryshim. Sa i përket Kosovës, Kosova nuk ka marrëdhënie shumë të mira me SHBA. Kështu që, si administrata e Harris që do të transferojë një pjesë të administratës Biden, si një administratë e re Trump nuk besoj se do të ketë ndonjë ndryshim të madh”, tha Fevziu.
Beteja mes kandidatëve përqendrohet në disa shtete kryesore që janë ende të pavendosura. Dy kandidatët, siç tha Fevziu, janë fokusuar tek problematikat e brendshme, sidomos ekonomia. Megjithatë zgjedhja e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndikon në të gjithë globin. Kështu që me interes shikohen edhe temat që kanë të bëjnë me luftën në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme. /tvklan.al
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ещё видео!