[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
Fatura e energjisë elektrike për muajin janar për 7.440 biznese të lidhur me tensionin 6, 10 dhe 20 kilovolt do të jetë rreth 80 përqind më i shtrenjtë se dhjetori. Burimet konfirmuan për “Vizion Plus” se OSHEE ka depozituar pranë Entit Rregullator të Energjisë propozimin për tarifën 18.8 lekë/kËh me të cilën kërkon të faturohet ky grup biznesi. Gjasat janë që bordi i Entit Rregullator të miratojë tarifat e reja, të cilat do të rishikohen më pas muaj pas muaji. Burime pranë OSHEE argumentuan se këto janë tarifa që vijnë si reflektim i çmimeve të larta me të cilat po importojmë energji dhe i situatës aktuale hidrike në vendin tonë. Për biznesin e lidhur me tensionin e mesëm këto janë tarifa racionale, brenda pritshmërive dhe të përballueshme, duke marrë parasysh situatën. Një faturë më e shtrenjtë e energjisë elektrike për ta ishte e paralajmëruar në dhjetor nga ministrja Belinda Balluku, kur diskutohej me palët e interesit për daljen e tyre në treg të lirë. Për të mbështetur shoqatat e biznesit që ngritën shqetësimin se do të falimentonin nëse do ta blinin vetë energjinë elektrike në këtë moment, qeveria vendosi ta shtyjë këtë proces të paktën deri në qershor. Gjatë këtyre muajve, çmimet për këtë grup biznesi do të jenë preferenciale që luhaten mes 18-22 lekë/kËh. Ndërkohë bizneset i madh i lidhur me tensionin 35 kilovolt është në treg të lirë që prej 2018 dhe po vazhdon të furnizohet me çmimet reale që rezultojnë në ankandet e energjisë, që janë pesëfish më të larta.
Subscribe: [ Ссылка ]
Ещё видео!