Në veri të Kosovës janë kthyer tensionet pasi ka pasur disa shpërthime. Gazetarja Blerta Dalloshi Berisha dha më shumë detaje në lidhje me këtë ngjarje gjatë një lidhje live me edicionin e lajmeve në Tv Klan.
“Derisa zyrtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve po shoqëroheshin nga policia për të shkuar në ambientet e KKZ-ve në Zubin Potok dhe veri të Mitrovicës, kanë hasur në rezistencë të serbëve lokalë atje ku ka pasur edhe shpërthime dhe të shtëna armësh në ajër”, u shpreh gazetarja.
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka thënë se janë përdorur shok bomba dhe ka pasur të shtëna me armë ndërsa janë sulmuar direkt Policia e Kosovës.
“Aktualisht Policia e Kosovës dhe EULEX janë duke bërë ekzaminimin e vendeve të ngjarjes”, tha gazetarja.
Sipas policisë nga shpërthimet nuk ka të lënduar./tvklan.al
#kosove #mitrovice
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!