Ndërkohë që aksioni antikanabis i policisë në Dukagjin vijon ditën e tretë të tij, Ministri i Brednshëm Saimir Tahiri është nisur mesditën e sotme drejt Shkodrës, ku zhvilloi një takim me drejtuesit e policisë në zonë, me drejtuesit e policisë së qarkut dhe me banorë të zonës.
Në fjalën e tij gjatë takimit Ministri Tahiri, teksa vlerësoi si të shkëlqyer punën e policisë, theksoi se lufta ndaj kanabisit do të vijojë deri në rrënjën e fundit, ndërsa rikonfirmoi vendosmërinë e qeverisë që Shqipëria të mos jetë më kopsht i kanabisit në Evropë.
Sa i përket të shtënave me armë ndaj policisë nga ana e kultivuesve, Ministri u shpreh se personat janë identifikuar dhe se askush nuk do të mund t’i shmanget përgjegjësisë ligjore. Në këtë kuadër Tahiri nënvizoi se vetë dikasteri që ai drejton po bashkëpunon në mënyrë intesnive me Prokurorinë, dhe se do të ketë ndjekje penale ndaj aktivitetit kriminal
Ещё видео!