Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën e sigurisë arrest me burg për Natasha Rombulën, njohur si gjyshja e TikTok-ut, e cila shfrytëzonte nipin e vet 10 vjeçar për klikime dhe përfitime në rrjetet sociale.
Në arrest me burg u la edhe djali i saj dhe babai i 10-vjeçarit, Armando Kumaraku. Nënë e bir u lanë në burg në shkurt nga ana e Gjykatës së Beratit. Ata postonin në TikTok video të të miturit me fjalë banale për arsye përfitimi dhe për të marrë sa më shumë klikime në këtë platformë shumë herë të përfolur për moskontrollin dhe filtrin e duhur të postimeve.
Gjyshja 67 vjecare dhe djali i saj 44-vjecar i divorcuar që kishte marrë kujdestarinë e të birit 10 vjeçar e nxirrnin live të miturin me njerëz të tjerë dhe e mësonin si t’i shante me fjalë të rënda dhe denigruese. Vendimi i gjykatës erdhi një ditë pas arrestimit të nënë e bir në Sarandë, pas denoncimit që kishte bërë në komisariatin e Kucovës nëna e 10-vjeçarit të mitur.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Vendimi#Apeli
Ещё видео!