Subscribe: [ Ссылка ]
Web: [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Twitter: [ Ссылка ]
Instagram: [ Ссылка ]
TikTok: [ Ссылка ]
Familjarë dhe nxënëse janë konfliktuar sot me stafin përgjegjës për regjistrimet pranë godinës numër një në rezidencën studentore të dedikuar për studentët e mjekësisë.
(Prind: Hajde më regjistro, më regjistro, kam ardhur që në orën 6 nga Mallkastra dhe akoma nuk kam mbaruar, ku të rri unë sot? I keni futur pa radhë të tjerët.)
Të njëjtin shqetësim ndanë edhe shumë të tjerë që pritën radhën që në orët e para të mëngjesit.
Sot është dita e parë e regjistrimeve për vajzat, ndërsa procedura është parashikuar të vazhdojë deri më datë 29 shtator.
Por fluksi ka qënë i lartë dhe për këtë arsye gjatë paradites ka ndodhur një incident me shpërndarjen e numrave për të mbajtur radhë.
(video që ka qarkulluar në rrjet)
MIRELA NASE
DREJTORESHE, GODINA NR.1
“Ato që keni parë ju nuk janë çelësa sepse akomodimi nis në datë 30 dhe 1, janë numrat që u shpërndanë për të mbajtur radhë. Nëse krijojnë kaos dhe nuk e dëgjojën kur thitrret numri nuk është përgjëegjësia ime. Të gjithë do të regjistrohen sepse dihen kuotat por nuk mund të regjistrohen 800 persona në një ditë, kur janë parashikaur 10 ditë për këtë.”
Por këshilltarët e opozitës në këshillin bashkiak kanë denoncuar rastin si një shëmbëlltyrë e korrupsionit dhe mungesës së kapaciteteve në konvikte.
DORIAN TELITI
ANETAR, KESHILLI BASHKIAK
“Mungesa e kapaciteteve dhe kushteve shkakton situate të tilla që janë të turpshme. ”
Aktualisht janë 4 godina me një kapacitet prej 800 shtretërish në të cilat mund të jetojnë vetëm studentë të mjekësisë. Regjistrimet për djemtë do të kryhen nga data 25 deri më 29 shtator. Procedura kryehet fizikisht duke paraqitur dokumentacionin e kërkuar.
Ещё видео!