Ashtu si 579 vjet më parë, Lezha mblodhi sërish shqiptarë nga të gjitha trevat.
Të gjithë kishin ardhur për të festuar 2 Marsin. Qendra e festës ishte sheshi kryesor i qytetit.
Për kryetarin e Bashkisë, Pjerin Ndreu, 2 Marsi është një nga datat më të rëndësishme të historisë shqiptare.
“Si çdo vit jemi këtu nga të gjitha trevat shqiptare me përulje e nderim të kësaj date që mbart në vetvete shumë mesazhe që kanë vlerë sot dhe kësaj dite. Ne përsëri bëhemi bashkë duke treguar se na bashkojnë ngjarje të rëndësishme të kombit tonë. Nuk do të rresht së lobuari që kjo datë të kthehet në një festë kombëtare”.
Historianët përsërisin thirrjen për autoritetet që 2 Marsi të jetë festë zyrtare.
“Ne ngjarjen më të rëndësishme akoma nuk e kemi shpallur festë zyrtare. Pavarësisht se nuk është shpallur festë, ne do të vazhdojmë ta festojmë”.
Me rastin e kësaj feste, autoritetet lokale në Lezhë kishin përgatitur një program të pasur me aktivitete.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!