Në Vaalimaa, pika kufitare e Finlandës me Rusinë - 120 milje në lindje të Helsinkit - autobusë dhe makina të shumta ndalohen për kontrolle pasaportash dhe doganore. Por këta nuk janë ukrainas, janë rusë, dhe megjithëse fluksi nuk është i madh, ai është konstant.
Njerëzit tashmë janë në ankth dhe po kërkojnë të largohen nga Rusia, sepse ka pasur zëra të vazhdueshme se qeveria e Presidentit Vladimir Putin së shpejti mund të vendosë ligjin ushtarak për t'u marrë me demonstratat kundër pushtimit të Ukrainës.
Me ndalimin e fluturimeve për në Evropë, e vetmja rrugëdalje nga vendi është me makinë - duke kaluar këtë kufi - ose me tren.
Megjithatë presidenti Putin nga ana tjetër e ka mohuar vendosjen e ligjit ushtarak:
“Ligji ushtarak duhet të vendoset vetëm sipas ligjit, me urdhër të presidentit dhe të konfirmohet nga Këshilli i Federatës, në rastet kur ka agresion të jashtëm – duke përfshirë ato zona ku po zhvillohen luftime – nuk po e përjetojmë këtë për momentin dhe shpresoj se kështu do të vazhdojë të jetë”.
Sasia e parave nga ana tjetër që mund të sjellin pasagjerët që largohen nga Rusia është e kufizuar. Rubla është në një gjendje kolapsi; pasi ekonomia ruse kërcënohet nga sanksionet dhe tërheqja e shumë kompanive të mëdha perëndimore..
A do t'i bëjnë sanksionet kundër rusëve të pasur të kthehen kundër Presidentit Putin? Sigurisht që nuk është e pamundur, por nuk ka gjasa ta detyrojë atë të ndalojë luftën kundër Ukrainës. Pamjet: AFP
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopChannelNews
Ещё видео!