DURRES - Mbështetja karshi fëmijëve jetimë, atyre të diagnostikuar me leuçemi, duhet të jetë koherente dhe jo vetëm në prag festash e përvjetoresh. Kjo ka qenë kryefjalë e një mbrëmje bamirësie të organizuar në një rezort turistik në qytetin e Durrësit në kujdesin e zonjës së parë Odeta Nishani.
Të pranishëm në këtë aktivitet ishin figura të njohura të politikës, artit biznesit dhe medias, të cilët iu përgjigjën nismës së zonjës së parë për tu gjendur pranë këtyre fëmijëve që më shumë se kushdo kanë nevojë për përkujdesjen e të gjithëve.
Pjesë e aktivitetit u bënë nëpërmjet videomesazheve deputetja e Partisë Socialiste, Klodina Spahiu, dhe aktori Mirush Kabashi, të cilët apeluan për më shumë ndjeshmëri dhe përkrahje karshi fëmije në nevojë.
Ndërkohë zonja e Parë Odeta Nishani gjatë fjalës së saj theksoi se të gjithë fëmijët duhet të gëzojnë të drejta të barabarta e duhet të jenë të lumtur.
Ещё видео!