Ashtu si çdo vit, me rastin e muajit të Shenjtë të Ramazanit, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, shtroi një darkë iftari për besimtarët dhe krerët e Komunitetit Mysliman, diplomatë, deputetë dhe anëtarë të Këshillit Bashkiak të Tiranës.
“Vetëm në momente të vështira, ku Zoti na s’provoi, siç ishte tërmeti, pandemia, kuptojmë se sa kemi nevojë për njëri-tjetrin dhe sa nuk janë të ndara në mënyrë strikte punët tona. Punët tona janë më të ndërlidhura se kurrë sepse unë nuk besoj se ti mund të shërbesh në shërbimin civil ose në shërbimin diplomatik ose shërbimi shpirtëror, pa t’u lidhur fijet e shërbesës tonë me pasionin tonë me dikë tjetër”, tha Veliaj.
Veliaj tha se fryma e Ramazanit duhet të përkojë me frymën e solidaritetit, bashkëpunimit dhe sakrificës.
“Nëse vëllai dhe motra të kërkon ndihmë, ti e ndihmon, ke bërë minimumin. Nëse ti e ndihmon motrën dhe vëllain tënd pa ta kërkuar ndihmën, ke bërë diçka mesatare. Shpresoj shumë që kjo frymë e Ramazanit dhe kjo frymë e Iftarit dhe e kësaj ndarjes së bukës, e kësaj familje të përbashkët ndërkombëtare që kemi këtu në Tiranës, besoj që do të jetë fryma se si do të ecim përpara”, tha Veliaj.
Për kryebashkiakun Veliaj, muaji i shenjtë i Ramazanit duhet të jetë një moment reflektimi për secilin, një moment për të evidentuar vlerat e dashurisë dhe mirësisë mes njëri-tjetrit.
Tv Klan
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!