Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Elbasanit, Luçiano Boçi është shprehur se si qytetar do të kërkojë gjithmonë mbylljen e inceneratorit në Elbasan.
I ftuar në “Milori Live”, Boçi thotë se Elbasani nuk mund të bëhet një vendgrumbullim plehrash.
Luçiano Boçi: Kemi qenë unë dhe Tabaku që kemi kundërshtuar inceneratorin e Elbasanit. Elbasani nuk mund të bëhet vendgrumbullimi i të gjitha plehrave, këshillohet lanfillimi. Inceneratori është një mal i madh plehrash dhe si qytetar do të thoja direkt se do ta mbyll. Por si drejtues i Bashkisë, në momentin që do të marr detyrën, do të ndërtoj një ekip auditimi të merret me pasojat në mjedis, me efektivitetin ekonomik dhe do të merret një vendim nga këshillimi i Elbasanit. Zona përreth inceneratorit kërkon mbylljen e tij. Është një situatë që do të zgjidhet. Si mund ta bësh Elbasanin turistik kur mali i plehrave është aty? Elbasani duhet të jetë turistik, por pa rregulluar stigmën e mjedisit, është disi e vështirë, por do të bëjmë gjithçka. Jeta e njeriut nuk ka çmim.
Një koment kishte edhe për kundërshtarin e tij politik, Gledian Llatja.
Luçiano Boçi: 50% e rrugëve në Elbasan janë në gjendje skandaloze. Ka investime ulëritëse. Fushata nuk është të pretendosh një garë futuriste, por të bësh ato gjëra që e trajtojnë qytetarin.
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ещё видео!